Të dielën, më 16 gusht 2026, KF Studençani do të presë KF Mamushën në një ndeshje miqësore në Stadiumin e Studençanit.

KF STUDENÇANI VS KF MAMUSHA
E diel
16.08.2026
Ora
18:30
Vendi
Stadiumi i Studençanit

Kjo përballje do të jetë një mundësi e mirë për skuadrën tonë që të vazhdojë përgatitjet, të forcojë bashkëpunimin në fushë dhe të paraqitet para publikut vendas.

THIRRJE PËR “PËLLUMBAT”

I ftojmë të gjithë tifozët tanë të jenë sa më të shumtë në stadium. Prania dhe përkrahja juaj e zjarrtë janë motivimi më i madh për futbollistët tanë.

BASHKË PËR KF STUDENÇANIN!

Forca Pëllumbat! 🕊️💙⚽